Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë, 18 të arrestuar para Gjykatës së Tiranës

Data

18 personat e arrestuar si të dyshuar për përfshirje në sulmin me molotovë, fishekzjarre dhe gurë gjatë protestës së 20 shkurtit në Tiranë do të dalin sot para Gjykatës së Tiranës.

Seanca do të zhvillohet për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestit dhe për caktimin e masës së sigurimit. Sipas policisë, gjatë protestës pati përplasje me forcat e rendit dhe u sulmuan godina e Kryeministrisë si edhe zona pranë xhamisë së Namazgjasë.

Pas ngjarjeve, 45 persona u shoqëruan në komisariate, ndërsa 18 prej tyre u arrestuan, mes tyre edhe 3 të mitur. 28 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related