Sulmi iranian në Izrael, reagon Borrell: Palët të përmbahen maksimalisht! Situata të mos përshkallëzohet

Data

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka reguar pas sulmit iranian në Izrael, duke i bërë thirrje palëvë të përmbahen maskismalisht.

Në një reagim në ‘X’, Borrell shkruan se “në emër të shteteve anëtare të BE-së, dënoj në termat më të ashpër sulmet iraniane kundër Izraelit”.

Më tej ai ka zbardhur edhe bisedën telefonike më Ministrin e Jashtëm të Iranit, Abdollahian, ku i ka kërkuar që sulmi të mos përshkallëzohet më tej.

“Në emër të shteteve anëtare të BE-së, dënoj në termat më të ashpër sulmet iraniane kundër Izraelit dhe u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtjen maksimale.

Sapo fola me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Abdollahian për t’i përcjellë këto mesazhe dhe për t’i kërkuar Iranit që të mos përshkallëzohet më tej”, shkruan Borrell.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related