Shqiptari gjendet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor në Bruksel

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Belgjikë. Autoritetet në Bruksel kanë gjetur trupin e një shqiptari të varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, në rrethana ende të paqarta.

Policia belge ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo për një akt kriminal. Zona ku u gjet trupi është rrethuar nga forcat e rendit, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, sidomos mes shqiptarëve që jetojnë në Bruksel, të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie. Autoritetet belge nuk kanë bërë ende publike identitetin e viktimës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related