Avokati Spartak Ngjela me anë të një statusi në rrjetet sociale ka paralajmëruar zhvillime të bujshme në dy muajt e ardhshëm sa i përket arenës politike.
Ngjela shkruan se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të dënohet penalisht brenda dy muajve të ardhshëm. Dënim i cili sipas Ngjelës do të sjellë një kryetar të ri për PD dhe si rrjedhojë do të sjellë rrëzimin e Ramës nga pushteti.
Kjo që pritet të ndodhë në dy muaj, shkruan avokati, po e mundon dhe Ramën, për të cilin thotë se është drejt fundit të tij politik
