Eksperti i krimit kibernetik, Nedion Marku, ka deklaruar se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë në drejtim të përmirësimit të mbrojtjes kibernetike dhe luftimit të krimit digjital, por thekson se sfidat janë të shumta dhe kërkojnë një angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror.
“Jemi në një fazë ku ndërgjegjësimi dhe aftësitë teknike janë në rritje. Ka investime në infrastrukturë dhe një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve, veçanërisht në rastet e sulmeve të mëdha. Por krimi kibernetik është gjithmonë në zhvillim – ai nuk fle,” u shpreh Marku.
Ai thekson se përballja me kërcënimet kibernetike kërkon jo vetëm teknologji moderne, por edhe njerëz të trajnuar, procedura të qarta dhe një qasje të koordinuar mes sektorit publik dhe atij privat.
“Sot nuk flasim më vetëm për mbrojtje pasive. Po ecim drejt zgjidhjeve parandaluese dhe analizës së avancuar të rreziqeve. Në këtë drejtim, Shqipëria ka nisur të ndërtojë kapacitete, përfshirë krijimin e strukturave të veçanta.
