Berisha alarmon për mungesën e ujit në Vlorë: Qyteti prej ditësh në emergjencë

Data

Mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë ka shkaktuar reagime të forta, vetëm pak ditë para festave të fundvitit. Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar situatën përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar mesazhin e një qytetari që përshkruan gjendjen si alarmante.

Sipas mesazhit të qytetarit, Vlora ka mbetur prej tre ditësh pa ujë të pijshëm, duke e bërë të pamundur edhe kryerjen e nevojave më bazike. “U qelbëm, nuk kemi ku të lahemi”, thuhet në mesazhin e publikuar, i cili pasqyron pakënaqësinë dhe lodhjen e banorëve.

Denoncimi është shoqëruar edhe me fotografi ku shihen qytetarë duke mbushur ujë në një burim natyror pranë një shpelle, për ta përdorur si për pije ashtu edhe për higjienë personale.

Situata e mungesës së ujit në një qytet turistik si Vlora, në prag festash, ka ngritur shqetësime të shumta dhe ka nxitur thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për garantimin e furnizimit normal me ujë të pijshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related