Një aksident rrugor ka ndodhur sot në afërsi të kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku tre automjete u përfshinë në një përplasje. Dy persona mbetën të plagosur nga përplasja dhe u transportuan menjëherë drejt Spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Po sipas raportimeve, shkak i aksidentit dyshohet të jetë dalja e papritur e një automjeti tip “Audi” nga një rrugë dytësore në superstradë, duke u goditur nga një tjetër makinë që po lëvizte në drejtim të Lezhës. Policia rrugore ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën e aksidentit, duke përfshirë shpejtësinë dhe kushtet e rrugës.
