Sulm me armë në një shkollë në Kahramanmaraş, 4 viktima dhe 20 të plagosur

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi, ku një sulm me armë ka ndodhur në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaraş.

Sipas autoriteteve lokale, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr brenda ose pranë ambienteve të institucionit arsimor, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Bilanci paraprak flet për 4 persona të vdekur dhe rreth 20 të plagosur, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

Pas incidentit, ndërtesa e shkollës është evakuuar menjëherë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipe emergjence.

Guvernatori i provincës, Mükerrem Ünlüer, deklaroi se ngjarja po hetohet me seriozitet të plotë dhe se autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Ngjarja ka shkaktuar panik të madh në zonë, ndërsa masat e sigurisë janë forcuar ndjeshëm dhe hetimet vijojnë për të sqaruar motivet e këtij sulmi të rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related