Demokratët Europianë kritikojnë Ramën pas deklaratave për protestuesit: “Sheshi duhet të dëgjohet, jo të fyhet”

Data

Grupi politik europian European Democratic Party ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një intervistë për Financial Times, ku ai iu përgjigj kritikëve dhe protestuesve me shprehjen “f**k you”.

Përmes një deklarate publike, Demokratët Europianë shprehën shqetësimin për mënyrën e komunikimit të kreut të qeverisë me qytetarët që po protestojnë kundër projekteve të zhvillimit turistik dhe politikave qeveritare.

Sipas reagimit të tyre, etiketimi i protestave si rezultat i komploteve të huaja apo përgjigjet fyese ndaj qytetarëve nuk përbëjnë një qasje të përshtatshme demokratike. Ata theksuan se pyetjet dhe shqetësimet e ngritura nga protestuesit lidhur me mbrojtjen e territorit, transparencën e investimeve dhe funksionimin e institucioneve meritojnë përgjigje dhe debat publik.

“Në intervistën e tij për Financial Times, Edi Rama iu përgjigj qytetarëve që protestonin për resortin e lidhur me Kushner me akuza, shmangie dhe përçmim. Ta quash sheshin një komplot të huaj, ose t’u përgjigjesh me ‘f**k you’ atyre që kërkojnë përgjigje, nuk është udhëheqje. Kur njerëzit pyesin për tokë të mbrojtur, pastrim parash dhe pushtet, demokracia kërkon respekt. Sheshi duhet të dëgjohet, jo të fyhet. Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë”, thuhet në deklaratën e grupit politik.

Reagimi i Demokratëve Europianë i shtohet debatit politik të javëve të fundit, në një kohë kur protestat kundër qeverisë po vazhdojnë në Tiranë dhe po tërheqin vëmendje edhe jashtë vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related