“Shqipëria e mbushur me varre greke e serbe”, banorët Dukagjinit dalin në protestë para bashkisë, ja kërkesat e tyre

Data

Kjo e hënë e 11 marsit ka nisur me protesta për disa banorë të Dukagjinit. Ata kërkojnë vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në qendër të Shkodrës. Banorët kërkojnë që të takohen me kryetarin e bashkisë Shkodër Benet Beci lidhur me këtë çështje.

Protestuesit shprehen se kanë marrë shpesh herë premtime për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër, hartues i Kanunit dhe krahu i djathtë i Skënderbeut në mbrojtjen e kombit shqiptar përballë pushtuesve osmanë.

Protestuesit shprehen se Shqipëria është mbushur me varre greke, serbe e malazeze dhe me buste te pushtuesve turq e grek ndërkohë që një figurë si ajo e Lekë Dukagjinit hezitohet që të vendoset.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related