“Mos bëni asnjë marrëzi”, Trump paralajmëron Iranin me flotë ushtarake

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se do të ishte “marrëzi” që Teherani të mos kërkonte një marrëveshje me Uashingtonin.

Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se SHBA ka një “flotë masive” që po lëviz drejt rajonit, duke shtuar se administrata amerikane është e përgatitur për skenarë të ashpër nëse diplomacia dështon. Ai u shpreh se në të kaluarën SHBA ka goditur kapacitetet bërthamore iraniane dhe paralajmëroi se mund të ndërmerren veprime edhe më të forta nëse situata përshkallëzohet.

Në një intervistë tjetër për Channel 12, Trump theksoi se synimi i tij është një marrëveshje e qartë me Iranin, që përjashton armët bërthamore dhe raketat balistike. Sipas tij, ekziston mundësia për një “marrëveshje të madhe”, por pa kompromise për çështjet e sigurisë.

Duke folur për Axios, presidenti amerikan shtoi se po shqyrton edhe dërgimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë në Lindjen e Mesme. “Ose do të arrijmë një marrëveshje, ose do të duhet të veprojmë ashpër,” deklaroi ai.

Nga ana tjetër, reagimi nga Teherani ishte i menjëhershëm. Zyrtarë iranianë paralajmëruan SHBA-në të mos ndikohen nga faktorë të jashtëm në procesin e negociatave dhe theksuan se Irani do të mbrojë interesat e tij kombëtare.

Tensionet mes dy vendeve mbeten të larta, ndërsa diplomacia dhe prania ushtarake në rajon duket se po ecin paralelisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related