Stéphanie Rist: Franca ka rezerva maskash për tre muaj në rast epidemie nga hantavirusi

Data

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, ka deklaruar se Franca disponon rezerva shtetërore maskash të mjaftueshme për tre muaj, në rast se situata me Hantavirus do të përshkallëzohej në epidemi.

Gjatë një seance në Asamblenë Kombëtare Franceze, Rist tha se autoritetet po ndjekin me kujdes zhvillimet, por theksoi se aktualisht nuk ka arsye për vendosjen e masave kufizuese.

“Në këtë fazë nuk ka asnjë arsye që përdorimi i maskave të bëhet i detyrueshëm në hapësirat publike, apo që qytetarët të kufizojnë udhëtimet dhe lëvizjet e tyre”, deklaroi ministrja.

Ajo sqaroi gjithashtu se personat që kanë qenë në kontakt me raste të dyshuara ose të konfirmuara duhet të qëndrojnë në izolim për 42 ditë, megjithëse ky vendim do të rishikohet periodikisht.

“Vendimi për izolimin do të rivlerësohet çdo dy javë në bazë të situatës epidemiologjike”, u shpreh Rist.

Deklaratat e ministres vijnë në një moment kur shqetësimet ndërkombëtare për përhapjen e hantavirusit janë shtuar, pas raportimeve për raste të reja dhe paralajmërimeve nga autoritetet shëndetësore ndërkombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related