“StarTek”/ Veliajt i “dhuron” 7 pasuri burrit të drejtoreshës së bashkisë Tiranë

Data

Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e radhës pritet të shqyrtojë për miratim kontratën e sipërmarrjes me shoqërinë “StarTek”, që i jep të drejtë të zhvillojë 7 pasuri të llojit truall në pronësi të bashkisë.

Projektvendimi “Për miratimin e kontratës së sipërmarrjes me kusht shkëmbimi midis Bashkisë së Tiranës dhe shoqërisë “StarTek” sh.p.k.” parashikon se në këmbim Bashkia si pronare do të marrë 50% të sipërfaqes në ndërtimin e ri që do të ngrihet.

Sipas “Kontratës së sipërmarrjes me kusht shkëmbimi”, vendndodhja e 7 pasurive të llojit truall për zhvillim ndodhen në zonën kadastrale 8330, përkatësisht në rrugët “Jordan Misja” dhe “Skënder Kosturi”.

6 prej pasurive të paluajtshme do të përfshihen 100% në zhvillim. Në total sipërfaqja e tyre llogaritet 675 metra katror. Ndërsa pasuria e paluajtshme nr.7/87 me sipërfaqe 1,547 metra katror do të përfshihet në zhvillim vetëm një pjesë e saj, në varësi të gjurmës dhe miratimit të lejes së ndërtimit.

“Këshilli Bashkiak, e konsideroi në interes për Bashkinë Tiranë, dhënien për zhvillim të pasurive me nr. 7/292, 7/26, 7/41, 7/295, 7/70, 7/57 dhe nr. 7/87 (pjesërisht), në zonën kadastrale 8330, në këmbim të përfitimit të 50% të sipërfaqes ndërtimore (nëntokë dhe mbi tokë), në ndërtimin e ri që do të ngrihet, në këmbim të pasurive të llojit truall në pronësi të Bashkisë së Tiranës, me të drejtë përzgjedhje 50% Bashkia Tiranë dhe 50% shoqëria “StarTek” sh.p.k.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related