Spanja, Italia dhe Greqia bashkojnë forcat kundër zjarreve shkatërruese të verës

Data

Përballë rrezikut në rritje nga zjarret shkatërruese gjatë sezonit veror, Spanja, Italia dhe Greqia kanë bashkuar forcat në kuadër të projektit europian FIRE SCENE, me synim forcimin e mbrojtjes civile dhe përmirësimin e menaxhimit të riskut.

Takimi i dytë i shkëmbimit dhe trajnimit të projektit nisi në Athinë, nën koordinimin e Universiteti Aristoteli i Selanikut. Në fokus të diskutimeve janë zonat pyll-urbane dhe destinacionet turistike me fluks të lartë vizitorësh, ku rreziku nga zjarret është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Ekspertët theksuan se ndryshimet klimatike kanë bërë që zjarret të jenë më të shpeshta, më të shpejta dhe më shkatërruese, duke e bërë të domosdoshëm rishikimin e strategjive të reagimit dhe evakuimit.

Profesori Ioannis Gitas deklaroi se projekti synon krijimin e mjeteve praktike dhe hartave të specializuara të riskut, të cilat do të ndihmojnë autoritetet lokale të marrin vendime më të sakta në situata emergjente.

Në kuadër të projektit po përgatiten edhe manuale udhëzimi për bashkitë dhe sektorin e turizmit, me qëllim përmirësimin e procedurave të evakuimit dhe shmangien e kaosit gjatë emergjencave.

Takimi në Athinë do të zgjasë deri më 14 maj dhe përfshin vizita në terren në zonat pilot, si dhe diskutime për krijimin e një modeli të integruar europian për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related