Ka nisur seanca e radhës paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe personave të tjerë të përfshirë në çështje. Këtë të enjte, Prokuroria e Posaçme po vijon leximin e kërkesës për dërgimin e dosjes për gjykim, e cila përbëhet nga rreth 200 faqe. Leximi i plotë po kryhet me kërkesë të mbrojtjes ligjore.
Ndërkohë, nesër Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës për revokim ose zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”, e vendosur më 21 tetor 2024.
Seanca e parë e leximit, e mbajtur më 22 janar, u ndërpre pasi SPAK arriti të lexojë vetëm 14 faqe nga materiali voluminoz. Në seancë kanë qenë të pranishëm edhe Ilir Meta, i paraburgosur në ambientet e 313-ës, si dhe Monika Kryemadhi.
