SPAK rrethon Ramën, kryeministri në panik nga dosja e Olsit, presion të fortë SHBA se do t’ua lërë në “derë” shtetin…

Data

Në ditët e fundit, qeveria socialiste duket se po kalon një nga momentet më të tensionuara të saj, teksa emri i kryeministrit Edi Rama dhe i familjarëve të tij të del në qendër të disa hetimeve nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dosja hetimore e laboratorit të Xibrakës që po hetohet nga SPAK, ku dyshohet se pjesë e grupit ka qenë edhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, më shumë sesa një hetim individual, po kthehet në një simbol të përplasjes mes reformës në drejtësi dhe mbijetesës së një klase politike që është mësuar të qëndrojë mbi ligjin. Shtetet e Bashkuara, si një ndër partnerët kryesorë të Shqipërisë, kanë qenë gjithmonë mbështetës të forcimit të institucioneve të drejtësisë në vend.

Reforma në drejtësi dhe ngritja e SPAK-ut janë arritje e mëdha për një vend që ende lufton korrupsionin në nivele të larta. Megjithatë kryeministri po përpiqet të bindë ndërkombëtarët se nëse Prokuroria e Posaçme shkon te familjarët e tij, ai mund të shkaktojë destabilizim politik dhe ekonomik. Ky ishte sinjali i fortë i Edi Ramës, i cili po i bën presion amerikanëve se nëse i vëllai del trafikant nuk do të jetë më kryeministër. Panikun e tij politik, Rama e ka shfaqur në disa dalje publike të fundit, ku ka përdorur një retorikë të ashpër kundër opozitës dhe atyre që ai i quan “të nxitur nga jashtë” për të dëmtuar qeverinë e tij. Ai ka lënë të kuptohet se çdo veprim kundër familjes së tij është një sulm direkt ndaj qeverisë dhe stabilitetit të vendit.

Detajet nga hetimet

Në maj të këtij viti, SPAK njoftoi rihapjen e hetimeve për dosjen “Xibraka” dhe për këtë ka thirrur vëllanë e kryeministrit, Olsi Rama, i akuzuar nga Partia Demokratike se ka lidhje me një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Konkretisht, Gazment Bardhi duke iu referuar dokumenteve të ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të dhënave të sistemit TIMS ka pohuar se Olsi Rama ka përdorur gjatë vitit 2014 të njëjtën makinë me të dënuarit e tjerë të dosjes “Xibraka”, ku policia zbuloi atë kohë një laborator të përpunimit të kokainës në fshatin me të njëjtin emër. Rama i është shmangur disa herë interpelencave të kërkuara nga Partia Demokratike dhe konkretisht nga Gazment Bardhi. Ky i fundit e ka sfiduar disa herë, duke i kërkuar të vinte në Kuvend për të dhënë llogari për ‘Xibrakën”, por në vend të respektimit të rregullores për dhënie llogarie në Kuvend, kryeministri zgjidhte rrjetet sociale për të replikuar me Bardhin. Dje kreu i PD Sali Berisha i ka shtuar akuzat ndaj Olsi Ramës.

Sipas Berishës, Olsi Rama është një nga kokat më të rrezikshme të Xibrakës. Berisha në konferencë zbuloi edhe disa data që sipas tij, tregojnë udhëtimet e Olsi Ramës me klanin e Xibrakës. Me datë dhe orë, sipas Berishës, vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama ka udhëtuar të paktën 5 herë me “makinën e famshme të drogës”, brenda pak muajve në vitin 2014. “Tani unë do paraqes këtu datat dhe orët e 5 udhëtimeve, të cilat nuk janë 5, por janë shumë më tepër. Por unë kam zgjedhur këto për të paraqitur të Olsi Ramës me makinën e famshme të drogës dhe të klanit të drogës, me të cilën udhëtonte Gentian Gjonaj, Gentian Xhixhaj dhe Ermal Hoxha. E kishin si makinë të tyre. Por meqenëse Olsi Rama ka bërë mashtrimin publik se ka udhëtuar me këtë makinë vetëm njëherë, në një kohë kur ai ishte mish e thua me Ermal Hoxhën dhe Gentian Xhixhajn, unë po rikujtoj këtu datat në të cilat ai ka udhëtuar me këtë makinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related