Skandali me mbetjet toksike, Meçollari bën për ‘ujë të ftohtë’ Ballukun: Merr një avokat kur flet për ngarkesat e…

Data

Artur Meçollari, ish-zv.komandat i Forcave Detare, ka këshilluar zv.Kryeministren Belinda Balluku që të marrë një avokat sa herë që flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit.
Në një postim në rrjetet sociale, Meçollari shkruan se Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës me vendimin nr. 16, datë 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Në vijim ai sqaron se Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL).
“Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD)”, shkruan ai. Reagimi i Meçollarit ka ardhur pas qëndrimit të mbajtur nga zv.Kryeministrja Balluku, e cila hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe institucioni që drejton, duke u shprehur se transporti i këtyre mbetjeve në vendin tonë ndodh që nga vitin 1998.
Balluku ka “fajësuar” mediat, se një gjë e tillë mori të tilla përmasa vetëm si pasojë e vëmendjes që iu kushtua në media.
“Çështje delikate që e konsideroj shumë të komplikuar nga ana juridike dhe procedurale. Po preket imazhi i Shqipërisë, të presim vendimet nga proceset që kanë nisur. Çështja tani ka marrë emrin “Porti i Durrësit”, që është komplet e ndryshme nga çështja e mbetjeve të rrezikshme. Kjo sepse kam vënë re që përfshihet Ministria e Infrastrukturës e energjisë Autoriteti Portual i Durrësit apo ministri të tjera.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related