Partitë politike publikojnë listat për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit në Kosovë: Emrat kryesorë, risitë dhe përjashtimet

Data

Partitë politike në Kosovë kanë dorëzuar zyrtarisht listat me kandidatët për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Lista të reja, por me pak risi, dominohen kryesisht nga figura të njohura të zgjedhjeve të kaluara, ndërsa vëmendjen e kanë marrë disa përjashtime të rëndësishme dhe ndryshime të brendshme në parti.

Vetëvendosje – Kurti i pari në listë, përfshihet edhe Andin Hoti e Rufki Suma

Lëvizja Vetëvendosje garon me një listë të kryesuar nga:

1.Albin Kurti – kryeministër në detyrë

2.Glauk Konjufca

3.Donika Gërvalla-Schwarz

4.Avni Dehari

5.Albulena Haxhiu

6.Hekuran Murati

7.Xhelal Sveçla

8.Mimoza Kusari-Lila

9.Hajrulla Çeku

10.Shqipe Mehmeti-Selimi

Në listë bie në sy përfshirja e Andin Hotit, i cili kandidon me numrin 11, si dhe ish-kryetarit të Hanit të Elezit, Rufki Suma.

PDK – Bedri Hamza prezanton listë me “energji të re”, 50 kandidatë debutues

Në Partinë Demokratike të Kosovës, dhjetëshja e parë drejtohet nga:

1.Bedri Hamza

2.Uran Ismaili

3.Vlora Çitaku

4.Enver Hoxhaj

5.Arben Mustafa

6.Besa Kabashi-Ramaj

7.Rrahman Rama

8.Eman Rrahmani

9.Sala Jashari

10.Kujtim Gashi

Hamza e përshkroi listën si gjithëpërfshirëse, duke theksuar përfshirjen e mbi 50 kandidatëve të rinj dhe 37 grave, duke e cilësuar si “përbërje që reflekton përgjegjësi shtetërore”.

LDK – Dhjetëshja e parë pa Agim Veliun, të cilin vetë ai e quajti përjashtim të padrejtë

Lidhja Demokratike e Kosovës kryeson listën me:

1.Lumir Abdixhiku

2.Kujtim Shala

3.Hykmete Bajrami

4.Doarsa Kica-Xhelili

5.Lutfi Haziri

6.Abdullah Hoti

7.Anton Quni

8.Jehona Lushaku-Sadriu

9.Ferid Agani

10.Ukë Rugova

Ndërkohë, Agim Veliu, ish-kryetar i Podujevës, nuk është përfshirë në listë. Ai reagoi ashpër duke e quajtur këtë vendim “padrejtësi të pashembullt”.

AAK – Haradinaj kryeson, pas tij figura të njohura të Aleancës

Dhjetëshja e parë e AAK-së përbëhet nga:

1.Ramush Haradinaj

2.Besnik Tahiri

3.Time Kadrijaj

4.Bekë Berisha

5.Arbër Tolaj

6.Albana Bytyqi

7.Pal Lekaj

8.Gani Dreshaj

9.Diellza Kukaj

10.Agim Çeku

Nisma garon e vetme – Limaj: Nëse kalojmë pragun, bashkohemi me PDK-në

Partia Nisma prezantoi listën e saj ku spikat dhjetëshja e parë:

1.Fatmir Limaj

2.Xhevahire Izmaku

3.Arbëreshë Krasniqi

4.Mevludin Krasniqi

5.Endrit Shala

6.Albulena Balaj Halimaj

7.Artan Nimani

8.Çerkin Dukolli

9.Jehona Rrafshi Lumi

10.Nexhat Mustafa

Limaj deklaroi se në rast se Nisma kalon pragun 5%, ajo do t’i bashkohet Grupit Parlamentar të PDK-së.

Pse po zhvillohen zgjedhjet?

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit u shpallën pasi:

•As Albin Kurti, as Glauk Konjufca, të mandatuar për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën të sigurojnë shumicën në Kuvend.

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 patën rezultuar:

•Vetëvendosje: 42.3% (rreth 390 mijë vota)

•PDK: 20.95% (190 mijë vota)

•LDK: 18.27% (170 mijë vota)

•AAK–Nisma: 7.06%

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related