SPAK përfundon gjykimin për grupin kriminal që trafikonte shqiptarë me dokumente false drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada

Data

SPAK ka përfunduar gjykimin ndaj një grupi të strukturuar kriminal të akuzuar për trafikimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada përmes përdorimit të dokumenteve false.

Sipas vendimit të gjykatës, Luc Melaj u shpall fajtor për disa vepra penale, mes tyre kalim i paligjshëm i kufijve, falsifikim dokumentesh, drejtim i grupit kriminal dhe mbajtje armësh pa leje.

Ai u dënua fillimisht me 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 8 vite burgim. Sipas vendimit, vuajtja e dënimit llogaritet nga data 22 korrik 2024 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Ndërkohë, Emanuel Melaj u shpall fajtor për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufijve. Ai u dënua me 6 vite burg, por më pas dënimi iu reduktua në 4 vite dhe ekzekutimi i tij u pezullua, duke u vendosur në shërbim prove për 3 vite.

Të njëjtin vendim mori gjykata edhe për Gëzim Camaj, i cili u shpall fajtor për ndihmë në trafikimin e paligjshëm dhe do të qëndrojë gjithashtu në provë për 3 vite.

Gjykata urdhëroi konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të shumave të konsiderueshme të parave dhe sendeve të sekuestruara gjatë operacionit.

Mes tyre përfshihen 625 mijë lekë, 8.125 euro, 3.060 dollarë amerikanë dhe 240 dollarë kanadezë.

Po ashtu janë konfiskuar automjete të markave Mercedes Benz dhe Volkswagen në pronësi të Luc Melaj, si edhe disa telefona celularë dhe pajisje elektronike.

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu që fishekët dhe armët e sekuestruara t’u kalojnë institucioneve përkatëse shtetërore.

Sipas SPAK, hetimi dhe gjykimi janë zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet e Kodit të Procedurës Penale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related