Gazetari Sokol Balla është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku.
Balla është thirrur nga prokurori i çështjes dhe po pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana që lidhen me hetimin. Sipas burimeve, ai nuk është në cilësinë e të pandehurit, por si person që mund të ndihmojë në sqarimin e fakteve.
Hetimet ndaj Ballukut lidhen me dyshime për shkelje në procedura prokurimi. Në këtë kuadër, organi i akuzës po verifikon edhe çështje që kanë të bëjnë me pasuri të dyshuara dhe transaksione financiare.
Çështja mbetet në hetim dhe SPAK pritet të vijojë me veprime të tjera procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave.
