2 muaj pezull, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Belinda Ballukut, ja rruga dhe procedurat për heqjen e imunitetit

Data

Pas dy muajsh nga paraqitja e kërkesës së SPAK, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pritet të shqyrtojë sot heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar autorizimin e Kuvendit për zëvendësimin e masës aktuale të sigurimit (“ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “pezullim nga detyra”) me arrest në burg ose në shtëpi, në kuadër të procedimit penal për dyshime mbi shkelje të barazisë në tendera, lidhur me tunelin e Llogarasë dhe procedura të tjera prokurimi.

Rruga procedurale

Sipas Rregullores së Kuvendit:

  1. Kryetari i Kuvendit i përcjell menjëherë kërkesën Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin dhe vë në dijeni deputeten.
  2. Deputetja ka të drejtë të paraqesë shpjegime me shkrim ose me gojë, të përfaqësohet me avokat, të bëjë pyetje dhe të kërkojë sqarime.
  3. Këshilli, pas shqyrtimit, harton raport brenda dy javëve, ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e kërkesës.
  4. Raporti kalon në seancë plenare si pikë e parë e rendit të ditës.
  5. Në seancë, fillimisht flet deputetja ndaj së cilës është paraqitur kërkesa.
  6. Kuvendi voton me votim të hapur për dhënien ose jo të autorizimit.

Nëse Kuvendi nuk merr vendim brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës, ajo konsiderohet e rrëzuar.

Konteksti aktual

Belinda Balluku aktualisht është e pezulluar nga detyra pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, i cili mbeti në fuqi pasi Gjykata Kushtetuese nuk arriti shumicën e nevojshme për ta rrëzuar. SPAK e ka marrë atë të pandehur në tetor 2025 për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Vendimi që do të merret nga Këshilli dhe më pas nga Kuvendi do të përcaktojë nëse do t’i hapet rrugë masave më të rënda të sigurisë apo nëse kërkesa e SPAK do të refuzohet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related