Denaj: Turizmi do të shtojë kërkesën për produkte vendase, mbështetje të drejtpërdrejtë fermerëve

Data

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj deklaroi se eksportet bujqësore drejt vendeve të BE-së shënuan rritje me 20% në sasi, në vitin 2024. Në një intervistë në media, ministrja Denaj theksoi se bujqësia ka marrë vëmendje të madhe nga qeveria, ndërsa vuri në dukje edhe se janë trashëguar problematika të mëdha. Sipas saj, bujqësia ka peshë të madhe në ekonominë e vendit. “Rritjen ekonomike e kemi 4,09% në Shqipëri dhe është një nga rritjet më të mëdha në rajon. Shqipëria ka një rritje shumë eksponenciale ekonomike. Bujqësia kontribuon me afërsisht 16,22%. Eksportet në sasi janë rritur me 20% në 2024 dhe janë rritur drejt vendeve të Bashkimit Europian. Eksportet tona janë nga fruta-perime, deri te peshku”, tha ajo. Denaj po ashtu foli dhe për ndikimin e turizmit te ky sektor. Sipas saj, shtimi i numrit të turistëve do të vendosë nën presion edhe sektorin e bujqësisë për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje për produkte vendase.

Ajo theksoi se qeveria po mbështet drejtpërdrejt fermerin. “Në blegtori prodhimi shkon për konsumin vendas dhe prodhimi do jetë në presion. Kemi turistë që vijnë për këtë arsye, agroturizmi do të jetë një kontribuues më i madh dhe farat tona autentike gjithashtu. Kemi një kalkulim që presioni që vjen do t’i tejkalojë eksportet me 1,5 herë”, u shpreh ajo. Denaj bëri të ditur se po punohet edhe për nxitjen e eksporteve, sikurse për ngritjen e pikave të përpunimit të produkteve bujqësore si dhe agroturizmin. “Për të angazhuarit në sektor, dua të them që formalizimi i ekonomisë së tyre duhet të ndodhë, nuk është vetëm nipti, është lidhja në zinxhir i transaksioneve. Është domosdoshmëri që të fillojë të përkthehet dhe në kontribut financash. Është i rëndësishëm për financat. E dyta, është cilësia. 540 milionë euro janë eksporte dhe janë të certifikuara për sigurinë ushqimore”, tha ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related