SPAK mbyll rrethin për Metën, gati të shpërthejë një tjetër dosje korruptive për besnikun e kreut të PL,ish-drejtori…

Data

Një tjetër kapitull i errët i korrupsionit po afrohet për Ilir Metën dhe besnikët e tij më të ngushtë. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet intensive dhe këtë herë, rrethin e ka ngushtuar deri në pikën ku një tjetër dosje do të shpërthejë, e lidhur ngushtë me ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Dashamir Xhika. Ky i fundit ka dëshmuar dje për herë të dytë para prokurorëve specialë për rreth 1 orë e 40 minuta, ndërsa dyshohet se i ka dhënë SPAK-ut informacion të ri dhe shumë të vlefshëm mbi korrupsionin që ka lidhje me tenderët e rrugëve, duke përfshirë projektin kontrovers të Tiranë-Elbasan.

Ky projekt filloi me një vlerë prej 240 milionë eurosh dhe përfundoi me një shpenzim të pabesueshëm prej 400 milionë eurosh. Nduke folur dje shkurtimisht për gazetarët, pasi doli nga SPAK, zoti Xhika, megjithatë, insistoi se nuk kishte lidhje me rrugën Tiranë-Elbasan, por ka ende shumë pyetje që mbeten pa përgjigje. Hetimet për këtë projekt janë kthyer në një temë të nxehtë në politikën shqiptare, pasi Xhika është akuzuar dhe dyshohet se ka qenë një nga linjat kryesore të korrupsionit që lidhin Ilir Metën me tenderët e dyshuar, sidomos ata të shpenzimeve për infrastrukturën. Dhe gjithçka është duke çuar drejt një mundësie të papritur: një tjetër dosje që mund të ketë shumë më tepër se kaq.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related