Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar deklaratën e tij të bërë gjatë një debati me policinë gjatë protestës në shesh, ku u shpreh se “di shumë gjëra”, duke i ftuar efektivët t’i bashkohen protestës.
I pyetur më pas në një emision televiziv për kuptimin e kësaj fraze, Lapaj shmangu dhënien e detajeve konkrete, por la të kuptohet se kryeministri Edi Rama ndodhet përballë situatave të rënda politike dhe ligjore.
“Di gjëra që nuk i dini. Ai njeriu i ka bërë kilometrat,” u shpreh Lapaj, duke sugjeruar se zhvillimet e fundit, përfshirë edhe skandalin që lidhet me Belinda Ballukun, mund të kenë pasoja të tjera në vijim.
Lapaj ka akuzuar edhe më herët kryeministrin Rama për korrupsion dhe keqqeverisje, duke deklaruar se protesta dhe presioni publik janë e vetmja mënyrë për të sjellë ndryshim real politik në vend.
