SPAK kërkon dënimin me 700 mijë lekë gjobë për Bardh Spahinë, akuzohet për moszbatim të vendimit të gjykatës

Data

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia, duke kërkuar dënimin e tij me gjobë në vlerën 700 mijë lekë.

Pretenca u paraqit gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Sipas organit të akuzës, Spahia akuzohet për moszbatim të një vendimi gjyqësor gjatë kohës kur ushtronte detyrën e kryetarit të bashkisë.

Prokuroria pretendon se ai ka penguar ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë të gjykatës që lidhej me drejtimin e Ujësjellësit.

Sipas SPAK, gjatë kohës kur ishte kryebashkiak, Spahia shkarkoi nga detyra drejtorin e Ujësjellësit, Mark Molla, dhe në vend të tij emëroi Arvit Bushatin.

Megjithatë, më pas gjykata kishte vendosur rikthimin në detyrë të Mark Mollës, vendim i cili sipas prokurorisë nuk u zbatua nga Spahia.

Për këtë arsye, SPAK ka kërkuar që deputeti demokrat të shpallet fajtor për veprën penale të “pengimit të ekzekutimit të vendimit gjyqësor” dhe të dënohet me gjobë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related