Tragjedi në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar nga Vlora, dyshohet se u mbyt në lumin Elsa

Data

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, pasi 33-vjeçari Xhovalin Musaraj, me origjinë nga Vlora, ka humbur jetën pasi u fut për t’u larë në lumin Elsa, në zonën e Colle di Val d’Elsa.

Sipas mediave italiane, i riu u zhduk pasditen e 5 korrikut, pasi u hodh në ujë në zonën mes Gore Rotte dhe urës së Spugnës, një vend i frekuentuar gjatë sezonit veror. Familjarët, të cilët ndodheshin me të, ngritën alarmin pasi ai nuk doli më në sipërfaqe.

Menjëherë në vendngjarje u angazhuan ekipet e emergjencës 118, zhytësit e zjarrfikësve nga Livorno, të mbështetur nga helikopteri “Drago 127”, si dhe forcat e karabinierëve të Poggibonsit.

Pas disa orësh kërkime intensive, rreth orës 19:00, zhytësit lokalizuan trupin e pajetë të 33-vjeçarit në shtratin e lumit.

Shkaqet e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta. Hetuesit po shqyrtojnë disa pista, mes tyre mundësinë e një problemi të papritur shëndetësor, ndikimin e ndryshimit të temperaturës mes ajrit dhe ujit, ose praninë e një vorbulle nënujore që mund ta ketë tërhequr.

Sipas raportimeve paraprake, autoritetet italiane nuk parashikojnë kryerjen e autopsisë, ndërsa pritet që shkaku i vdekjes të përcaktohet përmes ekzaminimit të jashtëm të trupit.

Humbja e Xhovalin Musarajt ka tronditur familjen, të afërmit dhe komunitetin shqiptar në Itali, ku ai jetonte prej vitesh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related