Pas raketës iraniane të rrëzuar pranë Turqisë, NATO mbledh Këshillin e Atlantikut për situatën e sigurisë

Data

NATO ka mbledhur Këshillin e Atlantikut të Veriut në selinë e saj në Evere, në periferi të Brukselit, për të diskutuar zhvillimet e fundit të sigurisë që lidhen me konfliktin në Iran.

Takimi i institucionit kryesor vendimmarrës politik të aleancës vjen pas një incidenti të ndodhur një ditë më parë, kur një raketë iraniane që po drejtohej drejt hapësirës ajrore të Turqisë u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes së NATO-s.

Sipas burimeve, gjatë mbledhjes po analizohen pasojat e këtij incidenti dhe rreziqet që mund të sjellë për sigurinë e vendeve anëtare të aleancës.

Diskutimet pritet të përqendrohen gjithashtu në përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ndikimin që konflikti mund të ketë në stabilitetin e rajonit dhe në sigurinë euroatlantike.

Këshilli i Atlantikut të Veriut është organi më i lartë politik i NATO-s dhe mblidhet për të marrë vendime strategjike në situata të rëndësishme për sigurinë e aleancës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related