SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokoli në dosjen “RYDOX”, hetim i përbashkët me FBI për tregun e paligjshëm të të dhënave online

Data

SPAK ka shpallur pretencën për 6 vite burg ndaj Shpend Sokoli, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe përfshirje në një rrjet të strukturuar kriminal që operonte në tregun e paligjshëm online “RYDOX”.

Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me FBI, e cila ka ndjekur aktivitetin e këtij rrjeti në Ballkan dhe më gjerë. Sipas dosjes, “RYDOX” funksiononte si një treg i nëndheshëm ku shiteshin të dhëna të vjedhura, mjete për spam dhe udhëzime për aktivitete kriminale kibernetike.

Platforma, aktive që prej vitit 2016, kishte një bazë me rreth 18 mijë përdorues dhe përmbante të dhëna mbi transaksione monetare virtuale. Autoritetet deklarojnë se në këtë treg janë ofruar mbi 321 mijë produkte që lidhen me krimin kibernetik.

Dy bashkëpunëtorë të dyshuar, Ardit dhe Jetmir Kutleshi, janë ekstraduar drejt Shteteve të Bashkuara, ndërsa çështja ndaj Sokolit po gjykohet në Shqipëri me procedurë të shkurtuar.

I pandehuri ka mohuar përfshirjen, duke deklaruar se nuk ka pasur akses në platformën “RYDOX” dhe se aktiviteti i tij ka qenë vetëm në fushën e programimit, sipas kërkesave të klientëve. Ai ka hedhur poshtë gjithashtu lidhjet me personat e ekstraduar.

Prokuroria argumenton se provat tregojnë për një rol aktiv në strukturën kriminale, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret nga Gjykata e Posaçme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related