Drejtësia “braktisi” komisionin “Xhafaj”, Gonzato i prerë: Duhet të konsolidohet Reforma në Drejtësi

Data

Ambasadori i BE Silvio Gonzato nga Elbasani ka reaguar lidhur me bojkotin që institucionet e drejtësisë i kanë bërë komisionit “Xhafaj”. Gonzato bëri apel që pavarësia e institucioneve të drejtësisë të respektohet ndërsa shtoi se BE do të vazhdojë të asistojë komisionin “Xhafaj” për të bërë të mundur konsolidimin e Reformës në Drejtësi.
“Nuk mendoj që ata ishin kundër komisionit. Ata gjykuan se kontributi i tyre në punën e komisionit duhet të trajtohej ndryshe. Unë mendoj që media nuk e interpretoi drejtë mënyrën dhe mendimet e përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjyqësorit dhe SPAK.

Ajo që është e qartë është fakti që ne duhet të respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo do të thotë që do të nevojitet kontributi i tyre, por do të duhet të konsolidohet Reforma e Drejtësisë e vitit 2016.
Kjo na bëri në që të ndihmonim me ekspertizën tonë për komisionin në mënyrë që të përshpejtohen të gjitha përpjekjet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionin, mirëqeverisjen dhe konsolidimin e Reformës në Drejtësi.I pyetur nga gazetarët në lidhje me protestat e opozitës ambasadori u shpreh se Opozita ka mënyra të ndryshme për të denoncuar mungesën e demokracisë dhe nuk mendoj që djegia e karrigeve është mënyra më e mirë”, u shpreh ai.

Ambasadori i BE ishte në Elbasan ku së bashku me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja vizituan projektin social “Tradita ime Artizanale” i cili ka në fokus mbështetjen e grave dhe vajzave në nevoje dhe i ndërtuar në një nga pronat e sekuestruara të veprimtarive kriminale.

Ndërsa, Risena Xhaja, Kryeadministratorja e Agjencisë sw Administrimit tw Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara gjatë këtij aktiviteti u shpreh se ishte kënaqësi për të që aktivitetin e parë në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të
Sekuestruara dhe Konfiskuara e zhvilluan në një sipërmarrje, pjesë e programit TWIST, të financuar nga Komisioni Evropian, që ka në fokus mbështetjen e nismave të tilla sociale, përmes ripërdorimit të pronave të konfiskuara.

“Në fakt, përmes shembujve të tillë, ne përmbushim edhe një nga qëllimet kryesore të ligjit mbi administrimin e pasurive të konfiskuara, që është rikthimi në komunitet i pasurive të fituara në mënyrë të jashtëligjshme.
“Tradita ime Artizanale” është një sipërmarrje sociale në qytetin e Elbasanit, që ka në fokus mbështetjen e grave dhe vajzave në nevojë, duke ruajtur në anën tjetër traditën tonë me prodhime artizanale.
Nisma të tilla që fuqizojnë komunitetet, mbështesin gratë dhe vajzat në nevojë apo edhe kategori të tjera në nevojë, promovojnë vlerat dhe traditat tona shumëvjeçare, jo vetëm që duhen mbështetur, por edhe zgjeruar më tej.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related