SPAK do të merret vetëm me “peshat e rënda”, Dumani mesazhe “bombastike” në mes të Kuvendit për politikën, grupet…

Data

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka dhënë disa mesazhe të forta dhe “bombastike” lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe ndikimin e grupeve kriminale në politikë dhe institucione. Deklaratat e Dumanit erdhën nga vendi ku qëndrojnë politikanët, pasi ai ishte i pranishëm dje në Kuvend ku u zhvillua takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”. Dumani kërkoi që SPAK të fokusohet vetëm tek “peshat e rënda”, duke u angazhuar për të ndëshkuar ata që janë të përfshirë në korrupsion në çështje të rëndësishme dhe të ndjeshme.

Dumani ka folur gjithashtu për lidhjet midis grupeve kriminale dhe politikanëve të nivelit të lartë, duke premtuar se “kokat” e korrupsionit, të lidhura me bandat, do të “këputen”. Në këtë kontekst, ai ka përmendur rolin e rëndësishëm të ndërkombëtarëve në këtë proces, duke nënkuptuar se ata do të luajnë një rol të madh në çmontimin e kësaj rrjete. Bashkë me ndihmën e ndërkombëtarëve, Dumani përmendi edhe ngritjen e laboratorëve modernë që po i ndihmojnë për të shkuar te korrupsioni i pushtetarëve të lartë. Mesazhet e tij janë një paralajmërim se lufta ndaj korrupsionit dhe influencave kriminale në politikë do të intensifikohet, duke i bërë thirrje institucioneve për më shumë transparencë dhe përgjegjësi.

Hetimet e “peshave të rënda” dhe lidhjet e politikës me krimin

Altin Dumani kërkoi që Kuvendi të rishikojë ligjin, në mënyrë që institucioni që ai drejton të mos trajtojë korrupsione të vogla deri në 500 euro. Pra SPAK do të merret vetëm me “peshat e rënda”. “Shqetësim mbetet mungesa e statusit ligjor i prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit. Pas 9 vitesh kthehen në vendin më parë para se të bëheshin pjesë e SPAK. Kemi dhënë propozimet tona që të shihet dhënia e mundësisë që të kandidojnë të jenë pjesë e SPAK. Vlerësojmë për rritjen e pragut 500 euro.

Çdo akt korruptiv mbi këtë shumë bën kompetente SPAK. Kërkojmë që ky marzh të rritet dhe të fokusohemi tek çështjet më të ndjeshme”, tha ai. Altin Dumani bëri gjithashtu deklaratën e fortë në mes të Kuvendit se shumë zyrtarë janë të lidhur kokë e këmbë me krimin. “Thuajse në të gjitha rastet e hetimeve, ku në fokus ka qenë krimi i organizuar, kemi gjetur lidhje me zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët janë korruptuar ose janë bërë edhe pjesë e grupeve të krimit të organizuar”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related