Institucionet e drejtësisë rrethojnë të “paprekshmit”,pas SPAK dhe BKH u shpall luftë politikanëve të korruptuar dhe

Data

Lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar duket ka hyrë në një fazë vendimtare në Shqipëri, ku institucione të rëndësishme të drejtësisë po bashkëpunojnë për të goditur “të paprekshmit”. Pas prokurorisë së Posaçme (SPAK), edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka shpallur një luftë të ndaj politikanëve të korruptuar dhe grupeve kriminale, duke treguar angazhimin për të restauruar sundimin e ligjit dhe për të siguruar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, theksoi dje se korrupsioni jo vetëm që dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve, por minon gjithashtu strukturat e shtetit ligjor, duke çuar në pasiguri dhe padrejtësi.

Sipas saj, lufta ndaj korrupsionit nuk mund të jetë selektive, por duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e përditshme dhe me bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve kombëtare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Madje ajo pohoi se me kapacitetet e ngritura deri tani dhe angazhimin për t’i harmonizuar ato, institucionet shqiptare janë më të vendosura se kurrë për të goditur ata që mendojnë se janë mbi ligjin. Pra kjo deklaratë dhe ky angazhim i institucioneve ligjzbatuese do të sjellë një transformim të thellë në drejtësinë shqiptare, duke i dhënë qytetarëve besimin se drejtësia është e barabartë për të gjithë.

Reagon drejtuesja e BKH

Konkretisht drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj deklaroi dje se korrupsioni është një fenomen që nuk luftohet i copëzuar, por me një qasje gjithëpërfshirëse. E pranishme në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës, e cila për herë të parë zhvillohet në Tiranë, Hajnaj tha se korrupsion dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve të një vendi. Ajo tha se ky fenomen duhet luftuar përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, të përditshme dhe me bashkëpunimin me institucionet brenda e jashtë vendit. “Korrupsioni godet sundimin e ligjit dhe dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve, shkatërron shoqërinë dhe çon drejt fenomeneve të rrezikshme, prandaj ne duhet ta ndalim.

Jemi të përkushtuar për të ndërtuar një shtet ligjor, që trajton të gjithë qytetarët si të barabartë përpara ligjit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe vullneti ynë për të ndërtuar shtetin e së drejtës është realitet”, deklaroi Hajnaj. Sipas saj, “lufta ndaj korrupsionit nuk mund të bëhet e copëzuar, selektive, por gjithëpërfshirëse, e përditshme dhe me bashkëpunim reciprok të të gjithë mekanizmave institucionalë brenda vendit dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

“Me punën tonë deri tani, kemi dëshmuar se kemi ndërtuar kapacitetet, si në burime njerëzore, profesionale e logjistike. Këto po arrimë t’i harmonizojmë për të arritur në suksesin e luftës ndaj korrupsionit”, përfundon Hajnaj. “Si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit më duhet të pranoj se ky institucion është një nga sukseset e reformës në drejtësi, rekrutimi për zgjedhjen e drejtorit, rekrutimin e stafit”, u shpreh Hajnaj. Hajnaj tha se Byroja Kombëtare të Hetimit, është shtuar me 40 hetues të rinj, nga 60 që ishin deri tani. Drejtuesja e BKH-së, shtoi se “jemi fokusuar tek trajnimet sa i përket luftës kundër korrupsionit si dhe në ngritjen e kapaciteteve logjistike”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related