Drenusha ka deklaruar se nëse këngëtarja do të kishte pasur mundësi do të kishte krijuar lidhje me ish-bashkëshortin e saj Atilla, i cili qëndroi vetëm pak ditë brenda shtëpisë së BBV
“Po të kishe mundur, do të kishe bërë diçka me ish-in tim, por as ai nuk ta dha atë mundësi!”,i tha ish-Miss Kosova.
Por, Rovena Stefa e ka mohuar diçka të tillë dhe e ka quajtur xheloze rivalen e saj në garë.
Të dyja vajzat kanë debatuar me tone të larta, ndërsa banorët e tjerë mundoheshin t’i qetësonin.
Futja në shtëpinë e BBVK si konkurrent i Atillës, ku do të bashkëjetonte me një banesë me ish-gruan e tij, shkaktoi polemika për shkak se Drenusha Latifi e ka akuzuar për dhunë fizike dhe psikologjike.
Pas kritikave të forta ndaj produksionit, u mor vendimi për largimin e tij
