Sot seancë plenare në Kuvend, ja Rendi i Ditës

Data

Sot në orën 17:00 zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, sipas urdhrit nr. 15, datë 27.2.2026, të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Rendi i Ditës

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.2.2026.
  2. Njoftime.
  3. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit, me kohëzgjatje deri në 4 orë, e ndarë në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare, duke përfshirë edhe deputetët jashtë grupeve.

Ndarja e kohës së diskutimeve

  • Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 142 minuta
  • Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 60 minuta
  • Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 12 minuta
  • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 12 minuta
  • Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 16 minuta

Deputetët jashtë grupeve do të kenë nga 2 minuta secili: Agron Shehaj, Ana Dajko, Besnik Brahimi, Erald Kapri, Mesila Doda, Redi Muçi, Shkurt Lasku dhe Tedi Mula.

Diskutimet pritet të fokusohen në problematika të ngritura nga qytetarët dhe çështje me interes publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related