Sot seanca plenare në Kuvend, kërkesa për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut nuk përfshihet në rendin e ditës

Data

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku pritet të diskutohen dhe miratohen disa projektligje të parashikuara në agjendën parlamentare.

Megjithatë, në rendin e ditës nuk është përfshirë çështja e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin dhe heqjen e imunitetit si deputete.

Tre ditë më parë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi në Kuvend raportin e tij pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku argumenton arsyet pse Kuvendi duhet të votojë pro kërkesës për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Ndërkohë, shumica socialiste pritet të paraqesë një raport të veçantë për këtë çështje, por deri më tani ai nuk është bërë publik.

Çështja e imunitetit të Ballukut pritet të mbetet një nga temat kryesore të debatit politik në vend, ndërsa pritet të shihet nëse do të përfshihet në një nga seancat e ardhshme parlamentare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related