Paralajmërimi i analistit Meçe: Gjin Gjoni do të përballet me SPAK, PD është ‘një sekt’, nuk ka asnjë proces zgjedhor

Data

Analisti Arben Meçe, gjatë një interviste televizive ka komentuar zgjedhjen e Gjin Gjonit, si drejtues i Rithemelimit për qarkun e Lezhës. Meçe shprehet se Partia Demokratike është vetëm një parti sekt, ku emërohesh dhe se nuk ka procese zgjedhore. Ku ndër të tjera Meçe nënvizon se zgjedhja e Gjin Gjonit në Lezhë, tregon se gjithçka në Partinë Demokratike dirigjohet nga ish-kryeministri, Sali Berisha. Analisti bëri dhe paralajmërimin e ‘bujshëm’ ku edhe pse Berisha e ka sfiduar hapur drejtësinë duke zgjedhur një kandidat i cili iu shmang ‘vettingut’ pasi nuk justifikonte pasurinë e miliona parave sëbashku me bashkëshorten, Elona Çaushi, i plas ‘bombën’ Rithemelimit, ku thotë se Gjin Gjoni do të përballet me SPAK-un. “Kandidimi i tij në Lezhë lidhet me faktin që atë parti e ka drejtuar Berisha dhe vazhdon ta komandojë Berisha. Tani e ka tërhequr në katin e tetë të pallatit të tij. Ne e kemi të qartë që dirigjimin e asaj partie e bën Berisha dhe kanë vetëm një mesazh, pra mesazhin e Berishës. Gjin Gjoni është pasqyra më e qartë e të djeshmes e sistemit ligjor. Është një sfidë e plotë që Berisha po i bën sistemit të drejtësisë. PD ka shpallur që nuk e njeh Vettingun, SPAK-un, sistemin e tanishëm të drejtësisë dhe në këtë mënyrë i kundërvihet sistemit të drejtësisë. Pra një person tashmë i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, i vendoset ballë për ballë në një pozicion politik. Është rasti i parti ku kryetari i partisë i një zone lokale delegohet nga Tirana, dhe kjo tregon se në çfarë gjendje është. Kjo gjë ndodh vetëm kur jemi në kushte të jashtëzakonshme”, theksoi më tej Meçe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related