Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira të herëpashershme dhe reshje lokale shiu.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe karakter lokal pritet të shfaqen në orët e mëngjesit fillimisht në veri të vendit dhe më pas gradualisht do të përhapen edhe në pjesën tjetër të territorit.
Në disa momente, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave të izoluara, kryesisht në zonat verilindore dhe lindore të vendit.
Pas orëve të mesditës, reshjet pritet të lokalizohen kryesisht në zonat malore dhe deri në orët e pasdites do të ketë ndërprerje të tyre.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje–veriperëndim dhe shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1 ballë.
