Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro

Data

Ish drejtori i shoqërisë publike të naftës Albpetrol Endri Puka, i njohur si mëkëmbës i Koço Kokëdhimës, rezulton i përfshirë në një skemë korruptive sa banale aq edhe flagrante me kompaninë private të naftës Bankers Petroleum, nën akuzë për ‘gropën’ 5.5 miliardë euro me pasurinë nëntokësore të Shqipërisë.

Përmes veprimeve korruptive, Puka dhe ‘ustallarët’ e Bankersit kanë dëmtuar shtetin shqiptar, në funksion të përfitimeve monetare të kundraligjshme të përbashkëta.

Endri Puka, ish administrator i kompanive të Koço Kokëdhimës, ka drejtuar Albpetrolin gjatë periudhës 2014-2018, me ndërhyrjen e dyshuar të ish pashait të Jugut, para krisjes me Edi Ramën. Përpos të tjerave, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të vitit 2017, ka konkluduar se Albpetrol i ka shkaktuar shtetit 150 milionë euro dëm, si pasojë e monitorimit të dobët të marrëveshjeve hidrokarbure me Bankers.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related