Kreu i SPAK “shkund” politikën dhe nxjerr informacionet e fundit për dosjet “përvëluese”, nga hetimi i Edi Ramës për…

Data

Për më shumë se 4 orë kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, “ndërroi” dje rolin në Kuvend dhe nga hetues, u mor në pyetje nga deputetët. Por përgjigjet e tij, në seancën maratonë të raportimit të kreut të SPAK ngjallën tension dhe panik te politika, pasi drejtësia ka në dorë disa dosje të bujshme dhe kjo e ka bërë që të vihet në epiqendër edhe të sulmeve politike. Megjithëse Dumani prezantoi raportin e SPAK për vitin 2023, interesi më i madh i deputetëve kryesisht atyre të opozitës kishte të bënte me hetimet aktuale të prokurorisë, teksa i drejtuan dhjetëra pyetje kreut të Prokurorisë së Posaçme.

Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, ishte i pari që adresoi pyetjet në drejtim të Dumanit, ndër të cilat u fokusuan edhe tek hetimi për inceneratorët dhe çështja ‘Xibraka’, siç e quan deputeti i PD-së. Pyetjes së Bardhit se pse po zgjasin hetimet për inceneratorin e Tiranës, Dumani ju përgjigj duke arsyetuar se hetimi është i vështirë sidomos kur vjen puna për çështje me natyrë korruptive. Dumani tha se po hetohet roli i kujtdo që është i përfshirë në këtë aferë. “Hetimi është i vështirë, sidomos kur vjen puna të çështje me natyrë korruptive, që kanë më të vështirë për tu hetuar.

Vazhdon të hetohet, çdo fakt dhe verifikohet pozicioni dhe përfshirja e çdo personi, është shumë kompleks”, tha kreu i SPAK. Sa i takon çështje së Xibrakës, Dumani tha se çështja në hetim. I pyetur nga Bardhi nëse ka shkëmbyer mesazhe me kryeministrin Edi Rama, përmes një funksionari publik, që të mbyllë dosjen, kreu i SPAK tha se marrëdhëniet e tij me kreun e qeverisë janë vetëm institucionale dhe procedurale. “Nuk marr dhe nuk përcjell asnjë lloj mesazhi, ushtroj detyrën time në përputhje me dispozitat ligjore,” tha Dumani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related