Në sy të të gjitha institucioneve vendore dhe kombëtare, “ Monumenti i kategorisë së parë” i Shpellës së Spilesë, e shënuar si objekt i rëndësisë së vecantë historike, po mbulohet nga materiale ndërtimore dhe inerte, prej dy apo tri personave të familjeve Dhimojani, banuese dikur në kala.
Prej tyre, pretendohet se është pronë e trashëguar….!
Ka pak kohë që ata jo vetëm që e kanë prishur dhe denatyruar mjedisin hyrës të shpellës që daton qysh nga periudha homerike, por tashmë janë në fillesë të punimeve, duke depërtuar edhe në thellësi të shpellës.
Pasi kanë bllokuar me një ndërtim barbar njerën prej dy hyrjeve dhe daljeve të shpellës, tashmë kanë plan biznesi për shftytëzimin e dy hyrjeve dhe zgafellave antike të saj, ku gjenden artefakte të rralla arkeologjike dhe trashëgohen dëshmi unike historike.
