Prokuroria e Elbasanit ka nisur me iniciativë hetimet lidhur me dëmtimet e rënda që kanë çuar në bllokimin total të aksit rrugor Librazhd–Pogradec.
Procedimi penal është regjistruar për disa vepra penale, mes tyre:
- Shpërdorim detyre
- Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike
- Shkatërrim i rrugës
- Ndotje e ajrit, ujit apo tokës
Për hetimin e plotë të çështjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor.
Aksi i bllokuar prej më shumë se 24 orësh
Për shkak të dëmtimeve të rënda në segment, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bllokuar plotësisht qarkullimin, jo vetëm për automjetet, por edhe për këmbësorët.
Aktualisht, lidhja e vetme nga Tirana drejt Korçës realizohet përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh, një rrugë e amortizuar që shton kohën e udhëtimit me rreth një orë dhe paraqet vështirësi për qarkullimin.
