Skandali me mbetjet e rrezikshme që u rikthyen në Portin e Durrësit, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në…

Data

Agjencia Kombëtare e Mjedisit i është përgjigjur Prokurorisë së Durrësit se nuk mund të realizojë analizat e mbetjeve të dyshuara të rrezikshme që ndodhen në 102 kontejnerët që u kthyen nga Tajlanda dhe po janë vendosur në Porto Romano. Në këto kushte, organi i akuzës i është drejtuar me shkresë ministrisë së Mjedisit që ta informojë nese ka laboratorë të specializuar për analizat, përmes të cilave duhet të përcaktohet nëse mbetjet janë ose jo të rrezikshme. Nëse përgjigja është negative do të kërkohet ndihmë nga laboratorë jashtë vendit.

Pavarësisht se ngarkesa është kthyer ende nuk janë marrë mostra për analiza, duke bërë që hetimet të mbeten në vendnumëro. 102 kontejnerët me mbetjet e kompanisë Kurum u eksportuan nga kompania Sokolaj sh.p.k drejt Tajlandës pa marrë miratimin e shtetit pritës. Ka dyshime se mbetjet janë të rrezikshme ndaj për këtë arsye u kthyen mbrapsht. Prokuroria e Durrësit po kryen prej muajsh hetime, por nuk ka rezultat konkret. Megjithatë mund të thuhet se historia e mbetjeve ka dyshime të jetë korruptive dhe që përfshin shumë aktorë, përfshirë dhe ato shtetërore, që me gjasë janë angazhuar ta shtyjnë sa të munden hetimin, ose ta ndikojnë atë të mos jetë i plotë dhe gjithanshëm”, shkruan “vna.al”

Ndwrkohw mw herwt Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin tha se i gjithë dokumentacioni I është vënë në dispozicion prokurorisë. Përfaqësuesi i kësaj ministrie tha se kontejnerët kanë kaluar nga Porti si mall dhe asnjë nuk e ka etiketuar mbetje. Sipas tij, do të jenë analizat që do të bëhen edhe në Belgjikë e Zvicër dhe në 3 laboratore të tjera që do të vërtetojnë nëse kemi të bëjmë me mbetje.

Çfarë ka ndodhur?

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) merr në administrim 102 kontenierët e anijes “Moliva” përmes procedurave strikte të kontrollit dhe sigurisë. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka marrë në dorëzim 102 kontenierët, të cilët u shkarkuan ditën e sotme nga anija e ankoruar në Portin e Durrësit. I gjithë procesi është realizuar përmes një plani të detajuar masash, edhe në zbatim të urdhërit të Prokurorisë Durrës për zbarkimin dhe ruajtjen e 102 kontenierëve të anijes “Moliva”, në një vend të sigurt, larg zonave të banuara, si edhe duke respektuar në mënyrë rigoroze kushtet e sigurisë fizike, mjedisore dhe shëndetësore.

Të përfshirë në planin e masave janë një sërë institucionesh, ku përveç punonjësve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në operacion kanë marrë pjesë edhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, Autoriteti Portual Durrës, Kapiteneria e Portit Durrës, Dogana Durrës, Drejtoria e Hetimit Doganor, si edhe Prokuroria e Durrësit. Pas shkarkimit të kontenierëve nga anija, ato janë transportuar në masa rigoroze sigurie në destinacionin final ku do të mbahen në monitorim dhe administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Çdo veprim është regjistruar dhe dokumentuar përmes procesverbalëve dhe kontenierët janë kontrolluar, skanuar dhe verifikuar, që nga gjendja e tyre e jashtme, deri tek të gjithë elementët e tjerë të sigurisë.

Reagon Rrjeti i Bazelit

Në krahun tjetër, organizata “Rrjeti i Baselit”, që bëri edhe e para denoncimin prej 31 Korrikut të këtij viti të rastit dhe që u publikua në “Bloomberg” javën e parë të gushtit, dha një konferencë për mediat disa ditë më parë në orën 10:00. Jim Puckett, kreu i organizatës BAN, ishte ai që foli para mediave, nga Porti i Durrësit, teksa tha se “është përgjegjësi e qeverisë që të gjejë zgjidhje për eliminimin e tyre”. “Monstrat nga kontejnerët duhet të merren në transparencë të publikut. Përgëzojmë prokurorinë që vendosi sekuestro të kontejnerëve. Akti i kryer i transportit të mbetjeve është akt kriminal. Është përgjegjësi e qeverisë shqiptare që të gjejë zgjidhje për eliminimin e tyre”, tha Puckett në fjalën e tij. Më tej ai shtoi se “ka dyshime që mbetjet mund të jenë zink dhe plumb, të rrezikshme për shëndetin”. Puckett sugjeroi që “asgjësimi të bëhet në vende që kanë landfille të specializuar”. I pyetur se nga dyshohet se vijnë këto mbetje, Puckett u shpreh se kishte dy vende, por analizat do e zbulonin plotësisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related