S’ka më “në të mirë e në të keq”! Vitin e shkuar lidhën kurorë 6700 çifte dhe u divorcuan 5600

Data

Pak po martohen e shumë prej të martuarve po ndahen. Premtimi “në të mirë e në të keq, deri se vdekja të na ndajë”, përherë dhe më shumë po humb domethënien. Thuajse për çdo çift që lidhi kurorë vitin e shkuar pati një divorc

Nga më pak se 6 mijë e 700 kërkesa për martesa nga njëra anë, nga tjetra më shumë se 5 mijë e 600 çifte përfunduan dyerve të gjykatave për t’u ndarë gjatë 2023-shit.

“Unë do nisja me shkakun kryesor, dhuna me bazë gjinore. Ka arsye të tjera që lidhet me abuzimet me alkoolin apo drogat. Gjithashtu varësia nga lojërat e fatit është një tjetër shkak”, tha drejtuesja e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, Ines Leskaj.

Të dhënat nga Ministria e Drejtësisë tregojnë se në tre vitet e fundit janë ndarë mbi 19 mijë çifte, pas padive për zgjidhje të martesës. Pjesa më e madhe e çifteve të ndara vitin e shkuar rezulton të kenë qenë nga Tirana, Durrësi dhe Fieri.

“Numri i divorceve është rritur shumë vitet e fundit, flas edhe për qytetet e vogla, jo vetëm për Durrësin dhe Tiranën”, tha avokatja Rezarta Agolli.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related