I kërkuar për 71 vjedhje në Itali, 35-vjeçari kapet në Mirditë për ekstradim

Data

Një shtetas 35-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar në Rrëshen të Mirditës, në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar për kapjen e personave të kërkuar jashtë vendit.

I ndaluari akuzohet për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, i cili gjatë vitit 2023 dyshohet se ka kryer 71 vjedhje dhe tentativa vjedhjeje me armë në banesa, në katër rajone të ndryshme të Italisë. Sipas autoriteteve italiane, veprimtaria kriminale përfshinte përdorimin e armëve, dhunë ndaj pronës dhe largim të organizuar nga vendngjarjet.

Arrestimi u krye teksa 35-vjeçari lëvizte me automjet në qytetin e Rrëshenit. Ai u ndalua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për disa vepra të rënda penale, përfshirë armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim prone.

Gjatë operacionit, u procedua penalisht edhe drejtuesi i automjetit me të cilin po udhëtonte i ndaluari, për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit, ndërsa automjeti u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane vijon për finalizimin e procedurave të ekstradimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related