Gruaja që mbahej peng pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Roskovec është liruar, ndërsa forcat speciale RENEA vijojnë operacionin për kapjen e autorit të dyshuar.
Sipas raportimeve, 35-vjeçari i dyshuar liroi gruan, me të cilën kishte pasur më parë një lidhje, pasi zona u rrethua nga forcat e policisë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni vijon dhe se po zhvillohen negociata me të dyshuarin me qëllim dorëzimin e tij pa incidente të tjera.
Ngjarja ndodhi pas një krimi në familje në Roskovec, ku humbi jetën 55-vjeçari Arben Plaka. Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende nën hetim.
Sqarim: Procedurat hetimore janë në vijim. Rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësia penale do të përcaktohen nga organet kompetente, ndërsa personi i dyshuar prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.
