GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dërgon për gjykim dosjen ndaj Erzen Breçanit dhe 7 personave të tjerë, zbardhen akuzat

Data

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë
06.08.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të
çështjes penale me nr. 78/2023, në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti,
Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murtati, Albert Prenga, Jonida
Babameto dhe Erzen Breçani”.
2. Në seancën e datës 27.12.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare
Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 109, datë 27.12.2024,
vendosi:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar, për dërgimin në gjyq, të çështjes penale që i përket procedimit
penal me Nr. 78, viti 2023, në ngarkim të pandehurve:
1. Ismail ZENELI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e
parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në
formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i
strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe
grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1,
28/4, 333/a/1 dhe 334/1 (dy herë);“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale
për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale
nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara
përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
2. Bujar AJETI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”,
parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve
materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të
grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave
nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të
parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334/1 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit
Penal; “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
3. Adrian CENAJ (DEDJA), hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në
burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve
materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të
grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave
nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të
parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal.
4. Dedan GJONI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”,
parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related