Shtimi i virozave respiratore në Shqipëri, Tomini: Vaksinohuni, qarkullojnë disa lloje virusesh

Data

 

Shqipëria po përballet me një shtim të rasteve të virozave respiratore, një situatë e pritshme për këtë periudhë të vitit.

Sipas infeksionistes Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, aktualisht në qarkullim janë gripi A dhe B, virusi respirator sincicial (RSV) dhe Covid-19.

Tomini thekson rëndësinë e kujdesit të shtuar dhe parandalimit të komplikacioneve, duke këshilluar qytetarët të konsultohen me mjekun e familjes ose specialistin për një diagnozë dhe trajtim të duhur. Ajo rekomandon gjithashtu vaksinimin kundër gripit sezonal për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe respektimin e higjienës respiratore si një masë efikase për të frenuar përhapjen e infeksioneve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related