Mbase është e nevojshme të nënvizohet një fakt që kur kemi folur unë jam siguruar që së pari ju nuk jeni një person nën hetim. Ne nuk bëjmë dëgjesa me persona në hetim. Është mirë ta dinë të gjithë se para se ju të kandidoni për rektor i keni drejtuar një letër SPAK ku i keni kërkuar të sqarojë nëse ky kandidim do kishte ndonjë pengesë dhe përgjigja ka qenë për ju që mund të vazhdoni të kandidoni dhe e treta të gjithë duhet ta kuptojnë që shqetësimi shumë i madh në këtë rast nuk lidhet me faktet apo me fajësinë apo pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet që është në kthesë historike dhe që e ka të ardhmen në partneritet strategjik në një prej universiteteve të vjetra të botës.
Ajo që më shkoi në mendje kur pas lajmin është se cfarë do të mendojnë partnerët austriak. është një numër marramendës. Ska asnjë lloj flagrance, asnjë lloj arsye per te krijuar një goditej ndaj nje universitetit. Nese ka pasur abuzime duhet te përgjigjen deri në fund. Kjo besoj është e mjaftueshme sa ipërket konkretisht cfarë tha reksotir. Gjithë shqetësimi është pë të dhënë një mesazh për prindërit, parnteret studentet.
