“Shteti të ndahet nga llumi”/ Spahiu: Rrugët plotë me gangsterë të pasur dhe halabakë ordinerë

Data

Shqipëria është mbushur me gangsterë, alabakë dhe njerëz banalë, ku shumë prej tyre kanë veshur edhe kostum zyrtari, politikani e biznesmeni. Sistemi ka dështuar dhe duhet një ndryshim rrënjësor në gjithçka, pasi më shumë vlerësohet kjo kategori sesa intelektualët dhe profesionistët.

Kështu u shpreh juristi Kreshnik Spahiu, i pyetur për ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku një oficer policie dhe një kontigjent i skeduar i krimit dhunuan kamerierin e një lokali ‘pse u dërgoi dy shishe uji në tavolinë’.

“Rasti i dhunës nga shefi i policisë ndaj dy të rinjve që punonin si kamerierë nuk është sporadik, por fenomen. Punonjësi i policisë nuk goditi vetëm një kamerier, por të gjithë shoqërinë shqiptare. Fenomen që ndodh çdo ditë, artgogancë, shteti dhe vendi duhet të ndahet nga dhuna, gangsterët dhe makinat e pasura. Gangsterë që janë pjesë e promovimit të shoubizit shqiptar shpesh në media. Rrugë të mbushura me gangsterë e alabakë, banalë dhe ordinerë, njerëz që i japin makinave si të çmendur dhe i sheh kudo. Gangsterizimi i shoqërisë shqiptare dhe alabakëria është prezente kudo, që kanë pushtuar qytete dhe institucione. Por e keqja është se shteti sillet me ta duke arritur që ata të jenë pjesë e institucioneve, me kostum zyrtari e këshilltari. E vështirë të shohësh njerëz itelektualë, sepse sillen në të njëjtën mënyrë, janë pjesë e shoqërisë shqiptare dhe dëmton jo vetëm imazhin, por edhe turizmin dhe imazhin”, tha juristi për emisionin “Sot, Live në Shqipëri”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related