Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në Facebook një dokument që tregon se ‘Shteti Bektashi’ tashmë ka emëruar edhe një ambasador tek i cili mund të drejtohemi për të marrë informacione për këtë ‘Shtet të ri’ brenda Tiranës.
Më tej, ai vijon me ironi ndaj situatës së krijimit të një entitet të ri dhe vë në dukje se Rama e ka shpallur këtë “shtet”, ndërsa Shenjtëria e tij, baba Mondi, e ka zyrtarizuar si një institucion.
Çollaku thekson se sipas dokumentit, kanë nisur kredencialet diplomatike të shtetit të ri në tentativë formimi nga qeveria që do të jetë fqinjë nesër me të, duke ironizuar përpjekjet për krijimin e këtij shteti.
