Avokatët e liderit të opozitës Sali Berisha e dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi kanë firmosur këtë të mërkurë në SPAK mbylljen e hetimeve për dosjen “Partizani”. Avokatët tërhoqën aktet ndërsa mbeten 10 ditë kohë për të bërë prapësimet para se dosja të kalojë në gjykatë me kërkesën e çeljes së gjykimit.
Avokati Genc Gjokutaj shprehet se nuk ka mbetur nen i kodit të procedurës penale pa e përdhosur në emër të një hetimi tërësisht politik.
“Nga ky moment janë mbyllur hetimet, pra janë përfunduar hetimet dhe shpresojmë që themi është konsumuar edhe njohja me gjithë materialet e çështjes, sepse kësaj radhe një pjesë e mirë e tyre janë dhënë dhe në formë elektronike, të cilat duhen hapur, kanë dhe një format disi ndryshe nga materialet e zakonshme.
Atëherë fillon afati 10 ditor brenda të cilit ne, pra të pandehurit, kanë të drejtën të bëjnë ankesën etyre me shkrim, në lidhje me hetimet paraprake.
